Rajoni

Koronavirusi/ Rritet ndjeshëm bilanci në Maqedoninë e Veriut


               Publikuar në : 14:22 - 24/03/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësië në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka arritur në 148.

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur me Covid-19 dhe 12 persona të tjerë.

Zonat më të prekura nga virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina, janë ajo e Shkupit me 88 persona, Dibra me 40 raste, Kumanova me 8 etj.

Deri në këto momente në vendin fqinj dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi./Opinion.al

Pas