Aktualitet

Koronavirusi rrezikon vetingun, rezulton pozitiv anëtari i KPK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 24/10/20 |
Opi Nion

Koronavirusi po rrezikon ndërprerjen e procesit të vetingut.

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 shkruan Abc news.

Pas marrjes së rezultatit janë testuar edhe 11 komisionerë të tjerë të KPK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka marrë një vendim për pezullimin e punës pasi janë duke pritur përgjigjet e testeve të bëra.

KPK është organi përgjegjës për shkallën e parë të vlerësimit të vetingut i dalë nga reforma në drejtësi./ Opinion.al

Pas