Aktualitet

Parkimi i gabuar, policia ‘mbyt’ me gjoba shoferët në rrugën e Kavajës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:35 - 24/10/20 |
Opi Nion

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë 12 orëve të fundit, ka ndëshkuar 135 automjete për parkim të gabuar në Rrugën e Kavajës.

Sipas policisë automjetet janë parkuar në kundërshtim të dispozitave të Kodit Rrugor, në një rrugë e cila, shërben si arterie kryesore për lidhjen e zonës së Kombinatit, unazës së madhe dhe asaj të mesme, me unazën e vogël dhe qendrën e kryeqytetit.

Duke qenë se kjo rrugë përshkohet edhe nga disa linja të rëndësishme të transportit publik, problematika që shkaktohet nga parkimet e gabuara është akoma më e madhe.

Më tej policia informon se pengesa serioze për trafikun në qytet, por edhe për autoambulancat sjellin parkimet e gabuara në afërsi të Poliklinikës Nr. 9 dhe pranë xhamisë./ Opinion.al

Pas