Bota

Koronavirusi “pushton” Amerikën Latine


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:53 - 05/08/20 |
el ida

Amerika Latine e ka tejkaluar Evropën si rajoni me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi.

Teksa numri i viktimave në botë ka arritur në mbi 700,000 njerëz, Amerika Latine ka regjistruar më shumë se 206.000 humbje jete, duke përbërë rreth 30 për qind të vdekjeve globale nga virusi.

Brazili, Meksika, Peruja, Kili, Kolumbia, Argjentina, Ekuadori dhe Bolivia janë duke regjistruar shifra të larta të vdekjeve dhe të infektuarve. Vetëm, javën e kaluar, rajoni shënoi mbi 5 milionë raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirus.

Pavarsisht kësaj, autoritetet në disa vende të rajonit, kanë lehtësuar masat e izolimit dhe kufizimet e tjera në mënyrë që të ringjallin ekonominë./Opinion.al

Pas