Bota

Përhapja e zjarreve në Francë, 22 persona të lënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 05/08/20 |
el ida

Të paktën 22 persona janë lënduar nga zjarret e shumta që kanë nisur në pujet pranë Marsejës, në Francë.

Zjarret, të ndihmuara dhe nga era e ditët e thata pa reshje shiu, janë përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar dhe disa biznese.

Autoritetet kanë evakuuar mbi 2700 qytetarë, banorë të zonës dhe turistë, që prej mbrëmjes së 4 gushtit kur nisën zjarret.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve por mbi 1.800 zjarrfikës, të mbështetur nga aeroplanët dhe helikopterët, po mundohen t’i shuajnë ato./Opinion.al

Pas