Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 17 numri i personave të shëruar


               Publikuar në : 11:32 - 25/03/20 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë informoi ditën e sotme se numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 146. Brenda 24 orëve janë shtuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.

Ndërkohë, ministria njofton se ka shkuar në 17 numri i personave që janë shëruar, të cilët do të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

“Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.”

Në vendin tonë kanë humbur jetën 5 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus./ Opinion.al

Pas