Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, ja sa raste të reja janë konfirmuar në 24 orë


               Publikuar në : 11:04 - 11/05/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus. Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit.

Në total numri i të infektuarve në Shqipëri ështrë 872. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë; 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër. Po ashtu, 4 qytetarë të tjerë kanë mposhtur COVID-19. Në total 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve.

COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)

Testime totale              11089

Testime molekulare   10559

Testime serologjike   530

Raste pozitive           872

Raste të shëruara    654

Raste Aktive             187

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë        87

Krujë        56

Shkodër   17

Kamëz     12

Fier          5

Kurbin     3

Elbasan   3

Mirditë    1

Berat        1

Durrës     1

Korçë      1

Pas