Kryesore

Koronavirusi në Shqipëri/ Vetëm 3 pacientë në terapi intensive


               Publikuar në : 11:20 - 11/05/20 |
el ida

Lajme të mira nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me situatën e koronavirusit në vend. Vetëm katër raste të reja dhe gjendje e qëndrueshme prej ditësh në spitalet Covid.

Ministria deklaroi se aktualisht në dy spitalet janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të infektuarve aktivë (187 persona) po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Po ashtu, Eugena Tomini nga Instuti i Shëndetit Publik, sqaroi se bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1).

Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete./Opinion.al

Pas