InstaBIZ

Ndahet nga jeta komediani i famshëm amerikan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:35 - 11/05/20 |
el ida

Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, komediani i njohur amerikan, Jerry Stiller.

Ishte i biri, aktori i i famshëm Ben Stiller, ai që konfirmoi lajmin, pasi lajmet po qarkullonin në rrjete sociale prej orëve të para të mëngjesit.

“Ju njoftoj me trishtim se babai im, Jerry Stiller, ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Ai ishte një baba dhe gjysh i mrekullueshëm, një bashkëshort i devotshëm për 62 vite. Do të na mungosh shumë. Të dua shumë, babi”, shkroi Ben Stiller më Twitter.

Jerry Stiller njihet për rolet e tij në serialet “Seinfeld” dhe “The King of Queens”. Gjithashtu, ai ka interpretuar së bashku me djalin e tij, Ben Stiller, në filma si “Zoolander”, “Heavyweights”, “Hot Pursuit”, “The Heartbreak Kid” dhe “Zoolander 2”./Opinion.al

Pas