Rajoni

Koronavirusi në Serbi, dita më e rëndë që nga fillimi i pandemisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 10/07/20 |
el ida

Në Serbi gjatë 24 orëve janë shënuar 18 viktima nga COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila e quajti të premten, si ditën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.

“Deri më tani situata më kritike është në Beograd, pastaj Kragujevc dhe Novi Pazar. Ne po shohim rritje dramatike të numrit të të infektuarve dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja serbe tha se aktualisht 130 pacientë po trajtohen me respiratorë.

Më herët, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Serbisë, Zllatibor Lonçar, tha se kapacitetet e spitaleve ku trajtohen pacientët me COVID-19 janë mbushur.

Serbia, deri më tani, ka regjistruar mbi 17 mijë të infektuar me koronavirus./Opinion.al

Pas