Kosova ka raportuar në 24 orët e fundit 4 viktima dhe 215 raste të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) tha rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).
Sipas IKSHPK-së, rastet e reja rezultuan nga testimi i 1.012 testeve. Po ashtu, sot u raportua edhe për 428 pacientë të shëruar. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 50.620.
Prej fillimit të pandemisë Kosova numëron 9.749 raste aktive./Opinion.al