Kryesore

Koronavirusi në Kosovë/ 112 raste të reja dhe 6 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:05 - 02/09/20 |
Al Do

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa janë regjistruar 112 raste të reja.

Ndërkohë, bëhet me dije se 131 persona janë shëruar, ndërsa aktualisht 3.257 të infektuar janë aktiv.

Bazuar në këto të dhëna, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 13,713 raste të të infektuarve, prej tyre 539 kanë vdekur ndërsa 9,923 janë shëruar. /Opinion.al

Pas