Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë viktima nga koronavirusi.
Sipas njoftimit të autoriteteve mjekësore viktimat janë nga komunat: Gjilan, Malishevë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) në raportin ditor thotë se bazuar në 1.842 teste janë shënuar 288 raste me COVID-19. Ndërsa të shëruar janë regjitruar 256 pacientë, teksa raste aktive aktualisht janë 5.879.
Që nga filimi i pandemisë autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 58.687 të prekur nga sëmundja COVID-19. Prej tyre 1.471 pacientë kanë vdekur ndërsa 51.337 janë shëruar./Opinion.al