Bota

Itali/ Iu dha ilaçe të gabuara pacientëve me COVID, arrestohet mjeku


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 26/01/21 |
Doriana Çepunaj

Kreu i dhomës së urgjencës në një spital në Itali, Carlo Mosca akuzohet për vrasje, pasi u ka dhënë ilaçe të gabuara 3 pacientëve me koronavirus duke shkaktuar vdekjen e dy prej tyre.

Akuzat e ngritura nga zyra e prokurorit të Brescia-s kundër mjekut 47-vjeçar Carlo Mosca janë shumë të rënda, shkruajnë mediat italiane. Mosca i lindur në Cremona dhe banues në zonën e Mantova duhet të përgjigjet para drejtësisë për vrasje të qëllimshme.

Sipas hetuesve, ai iu jepte pacientëve me COVID-19 ilaçe me efekt anestetik dhe bllokues neuromuskular dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona. Faktet datojnë nga muaji mars, kur shpërtheu pandemia dhe numri i lartë i infeksioneve preku spitalet, duke shkaktuar tejmbushje të tyre.

Karabinierët e Brescia-s, dy muaj pas ngjarjeve, duke mbledhur dhe përpunuar informacionet në lidhje me mundësinë që vdekja e disa pacientëve, në dhomën e urgjencës së një spitali në provincë, ishte shkaktuar nga praktikat mjekësore të ndërmarra me vetëdije nga një mjek filluan hetimet. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se shumë pacientë kishin pasur përkeqësim të ndjeshëm dhe të papritur .

Trupat e viktimave u zhvarrosën që t’i nënshtroheshin autopsisë dhe hetimeve toksikologjike. Hetimet zbuluan, brenda indeve dhe organeve të njërit prej tyre, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, të cilat nëse përdoren jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të çojnë në vdekjen e pacientit.

Gjithashtu ndaj mjekut 47-vjeçar rëndon dhe akuza e falsifikimit të një dokumenti publik, pasi në regjistrat mjekësorë të personave ëe kanë humbur jetën nuk është shënuar përdorimi i  ilaçeve./Opinion.al

Pas