Rajoni

Koronavirusi/ Kosova regjistron 4 viktima dhe 101 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 03/05/21 |
Opi Nion

Kosova ka regjistruat në 24 orët e fundit katër viktima nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Ndërkohë që nga autoritetet shëndetësore bëhet me dije se janë regjistruar gjithashtu 101 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,052 mostrave. IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar 421 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 7,983.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 105,636 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,187 kanë vdekur./Opinion.al

Pas