Aktualitet

Koronavirusi/ Çfarë po ndodh brenda Infektivit, 4 persona të intubuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:51 - 01/04/20 |
el ida

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në shërbimin Infektiv aktualisht gjenden 79 të shtruar.

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik sqaron se 7 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar.”, u shpreh Bino.

Ndërkohë, numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 259, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19./Opinion.al

Pas