Bota

Covid-19/ Tregjet e aksioneve pësuan tremujorin më të keq që nga viti 1987


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 01/04/20 |
el ida

Tregjet e aksioneve në te gjithë botën kanë pësuar humbje historike në tre muajt e parë të këtij viti, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Indeksi Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, ka rënë me 23 për qind, rënia më e madhe në një tremujor që nga viti 1987.

Pothuajse e njëjta gjë ka ndodhur edhe me indeksin e Londrës, FTSE 100, i cili ka rënë për 25 për qind.

Indeksi S&P 500, i cili mat performancën e aksioneve të 500 ndërmarrjeve të mëdha, të listuara në bursat në Shtetet e Bashkuara, ka humbur 20 për qind të vlerës gjatë tremujorit të kaluar, dhe kjo paraqet rënien më të madhe që në vitin 2008.

Paralizimi ekonomik vjen nga situata e krijuar prej koronavirusit. Ekonomistët kanë paralajmëruar se goditja në ekonominë globale do të të jetë më e keqe sesa kriza financiare e vitit 2008.

“Mbetemi shumë të shqetësuar për parashikimin negativ të rritjes globale në vitin 2020”, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva./Opinion.al

Pas