Kryeministri Boris Johnson deklaroi se Britania e Madhe tashmë mundë të kalojë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kundër COVID-19.
“Përpjekjet dhe durimi i të gjithëve kanë kushtuar dhe Britania tani mund të kalojë në fazën e dytë për të lehtësuar masat kundër pandemisë së koronavirusit”,-tha Johnson.
Kryeministri sqaroi se nga 12 prilli, do të hapen baret, parukeritë, dyqanet, palestrat dhe shërbime të tjera.
Dasmat lejohen gjithashtu në prani të 15 të ftuarve, ndërsa drita jeshile jepet për udhëtime brenda Anglisë.