Bota

Koronavirusi/ 57 qytetarë humbin jetën në Itali


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:33 - 11/09/21 |
Opi Nion

Vijon të rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave nga COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 57 qytetarë nga COVID-19.

Po gjatë këtij harku kohor janë shënuar dhe 5 193 raste të reja me COVID-19. Aktualisht  në spital janë shtruar 547 pacientë, ndërkohë është ulur numri i pacientëve në kujdesin intensiv.

Ndërkaq në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar edhe 5 997 qytetarë. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,601,749 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 129,885 pacientë./ Opinion.al

Pas