Kryesore

Koronavirusi/ 169 raste të reja, regjistrohen viktima në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 23/10/20 |
Opi Nion

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Mësohet se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima, ndërsa janë konfirmuar 169 raste të​ reja me koronavirus, pas kryerjes së 1,119 testeve.

Këto shifra janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, sot janë regjistruar edhe 85 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,953.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,591 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 659 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al

Pas