Kryesore

Koronavirus/ Kosova regjistron 5 viktima dhe 506 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 21/04/21 |
Opi Nion

Në Kosovë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar 506 raste të reja të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet me dije se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë ekzaminuar gjithsej 3.084 teste prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496./Opinion.al

Pas