Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/Meta:Prokuroria dhe SHISH të njëanshëm në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:51 - 21/04/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vrasjen e ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Nga Fieri ku dhe ishte i pranishëm  Meta u pyet për ngjarjen ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Presidenti zgjodhi të mos e komentonte situatën sepse sipas tij nuk ka dijeni të plotë mbi dinamikën e ngjarjes.

Megjithatë, Presidenti Ilir Meta u shpreh se Elbasani, po ashtu si Durrësi, janë dy nga qarqet me më shumë probleme sa i përket krimeve zgjedhore.

“Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit sepse nuk mund të flas pa patur të qarta të plotë panoramën dhe dinamikën e ngjarjeve. Di që Elbasani mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike. Ajo që është shqetësuese në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore që janë denoncuar në Shqipëri i takojnë qarkut të Elbasanit. Prokuroria është e njëanshme në Elbasan ashtu edhe SHISH. Dihet që policia në Elbasan bëhet palë mes grupimeve rivale të lidhura me Taulantin. Organet ligjzbatuese të shkëpusin lidhjet partiake dhe do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë që po regjistrohet në vend”, tha Meta./ Opinion.al

Pas