Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kori tragjik rreth Bashës

2016/04/28 at 5:19 PM
në Komente
Kohë leximi: 5 min
A A
BASHA JASHTE SHENJESTRES

Nga Agron GJEKMARKAJ


Mazokizmi është cilësi e njeriut që e kërkon kënaqësinë fizike apo psikologjike nëpërmjet dhimbjes dhe vetëposhtërimit. Nganjëherë në sjellje të tilla ngatërrohen edhe forcat politike, të cilat kërkojnë të ringrihen pas rënies. Shenja të kësaj lëngate duken edhe në fizionominë politike e njerëzore të PD-së. Lulzim Basha, pas një situate komplekse, mori drejtim e PD-së mbi të cilën kishin rënë predhat e një disfate historike.

Pa u shkimur ndër cepat e buzëve urimet për “punë të mbarë”, ndaj tij filluan mërmërimat, diversioni, krahasimi, vullneti negativ, kritikat etj. Shkruesi i këtyre radhëve gjithashtu nuk është kursyer në opinione, të cilat nuk kanë bashkëndarë zgjedhjet apo qëndrimet e tij. Analiza nuk është një pikë e fortë e PD-së dhe as nuk ka qenë.

Berisha ka preferuar gjithmonë të shohë para dhe të mos humbasë resurse nga pakënaqësia që konfrontimet mund të sjellin. I ka mbështjellë të gjithë bashkë dhe u ka prirë, duke i mbajtur 13 vjet demokratët në pushtet. Lulzim Basha nuk është si Sali Berisha dhe të dy e dinë këtë. Secili është produkt i kohës së vet, ndonëse në këtë pikë ngjasojnë. Gjithmonë ka një kohë për të mbledhur dhe një kohë për të korrur.

Berisha nuk ka vepruar si shumë liderë historikë bëjnë, duke u mbyllur në dhomën e kujtimeve apo me valixhe në dorë të rëndë sallash leksionesh honorifike. Jo! Ai dëshiron të ndihmojë pasardhësin të konsolidohet. E njeh partinë e vet, honet dhe rrëpirat e saj, veset e virtytet, cilësitë dhe dobësitë, të cilat i ka menaxhuar si askush tjetër në politiken shqiptare.

Personalisht jam i prirur të mendoj se fitorja më e madhe e Sali Berishës me projektim nga e ardhmja është suksesi i Bashës dhe PD-së të udhëhequr prej (Lulzim Bashës). Në këtë kontekst, nuk ka një parti të Berishës dhe një parti të Bashës, por një PD të vetme me dialektiken e saj.

Diversioni në këtë drejtim është ujë që shkon me vendosmëri në mullirin e Edi Ramës mjaft bujar për të bluar kakofoni të tilla! Investimi në këtë dikotomi është i përditshëm. Propaganda e Qeverisë kryeson karvanin. Të vepronte ndryshe do të ishte gabim për ta, sado i pandershëm etikisht. Basha kritikohet herë me të drejtë e shpesh me të padrejtë.

Fabula e ujit të ftohtë dhe të nxehtë e shoqëron çdo ditë. Njerëzit që ka afruar në PD, vajza e djem të shkolluar mirë, të marrë nga arat e anonimitetit në gjysmën e tyre nuk kanë spikatur, nuk kanë bindur! Por është po kaq e vërtetë se në vjeshtën e vitit 2013 gjindja bënte garë me sprint për të ikur sa më larg rrezes së PD-së dhe jo më për t’u afruar. PD është një parti e madhe dhe si e tillë ka vend për të gjithë.

Nga ana tjetër, asnjë prej motakve të PD-së nuk ka deklaruar deri më sot se nuk dua të kandidoj më në zgjedhjet e vitit 2017 në shenjë reflektimi dhe katarsi. Asnjë nuk ka thënë se do ta ndihmoj PD-në, pa qëndruar në plan të parë. Asnjë ministër nuk ka marrë mbi supe fatura së paku morale, veç shefit të tyre Sali Berisha. Përkundrazi, ankthi për të mbetur me çdo kusht ndonjëherë ua turbullon arsyen.

Instinkti i mbijetesës politike dhe frika se nuk do t’ia dalin persona të caktuar i fut në konfuzion moral dhe në rrëmujë qëndrimesh. Disa në çdo rast përdorin si fjalë kalimi apo parullë terma lavdërimi dhe besnikërie ndaj Sali Berishës dhe i turren Lulzim Bashës. Kjo është hipokrizi laramane. Energjitë që do të duhej të përdornin për t’i bërë opozitë Ramës, i temprojnë kundër kryetarit.

Ky nuk është rasti i zonjës Topalli opozitare par excellence, e njohur si kritike e hapur e Lulzim Bashës brenda forumeve. Gjithsesi, në prag fushate, koha për kritika, qofshin edhe të drejta, po soset. Pragmatizmi politik kërkon bashkëpunim, përndryshe mbështetësit do t’i dekodifikonin mesazhet në mënyrë shumë pesimiste. Moda e të llomotiturit nën zë, tavolinave, portaleve me sejmenë të vegjël lidhur interesash të hershme, është me gjasë beteja e fundit e një grupi të ndëshkuar nga vota popullore në vitin 2013.

Disa politikanë të PD-së ngjan të mos ndihen pjesëtarë të së njëjtës kauzë opozitare. Nuk mund të pretendohet fitorja e PD-së duke dëshiruar katastrofën e Bashës. Pa simbolin nuk mund të hysh në fushëbetejë. Të ndash PD-në nga kryetari i saj është operacion idiot, në rastin më të mirë. I kalkuluar, në më të keqin. Të investosh në dobësimin e tij për kohën e mbetur deri në zgjedhje, është shërbim i paçmueshëm për kundërshtarin.

Këto ditë pat një sondazh, i cili më shumë sesa nga zyrat e Institutit Demokrat Amerikan, ngjante i stisur në zyrën e Endri Fugës dhe të Sotiraqit, sipas modelit përziej te vërtetat me gënjeshtrat se ajo që e pëson është gjithmonë e vërteta. Pra “qeveria e ka humbur besimin e popullit, por opozita është ende më keq”, ndonëse opozita po bën përpjekje serioze në komunikimin me qytetarët dhe në hartimin e një programi ambicioz.

Por mbeten mister njerëzit që do të pasojnë Bashën në realizimin e tij. Kur në rrjetën e tij bien eksponentë të PD-së, atëherë kemi të bëjmë me mazokizëm politik, mungesë inteligjence dhe miopi. Në mos qofshin këto simptomat, mbetet keqdashja për arsye të tjera. Basha dhe Berisha nuk janë armiq, por bashkëpunëtorë të ngushtë. Do të ishte naivitet të mendosh se ata nuk i rakordojnë qëndrimet dhe daljet publike me role të ndara.

Tjetër kosto politike ka një deklaratë e bërë nga një deputet i “thjeshtë” si Sali Berisha dhe tjetër konotacion merr ajo e bërë nga kryetari Basha. Berisha ka zgjedhur denoncimet, Basha ofertat. Denoncimet janë goditja, ndërsa ofertat joshja. Nuk janë të paktë analistët, të cilët mendojnë se kjo është një rrugë e gabuar, diktat i Berishës mbi Bashën etj., por më ngjan se kjo është një formulë e përbashkët bashkëpunimi, e domosdoshme në tranzicionin e këtij formacioni.

Kori tragjik i PD-së, që këndon simfoninë e disfatës rreth Bashës, me gjasë nuk ka për të heshtur me shpresën se “dita e gjykimit” do t’u japë të drejtë. Meqenëse Basha nuk ka vendosur të shndërrohet në “diktator që mbyll gojët” e të tjerëve, le të mbyllë veshët e vet me dyllë si Odiseu dhe ta heqë atë veç sa të kalojë “ngushticën” për të dëgjuar korin e qytetarëve që kërkojnë një Shqipëri normale për të rritur fëmijët, të cilët duan ta shkundin mallkimin që i ka zënë. Për këtë, Basha duhet të marrë aurën (pamjen) e popullit të vet./Panorama



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Trafiku i kokainës, shqiptarët konkurronin mafien kalabreze

Trafiku i kokainës, shqiptarët konkurronin mafien kalabreze

Mashtrimet, qeveria do ndryshojë sërish ligjin e procedurave tatimore

Mashtrimet, qeveria do ndryshojë sërish ligjin e procedurave tatimore

Përleshje të dhunshme sërish në Francë, kundërshtohet reforma e punës

Përleshje të dhunshme sërish në Francë, kundërshtohet reforma e punës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
21 Maj, 2025

Megaoperacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me organet e akuzës në Itali, ka...

Lexo më shumë

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
21 Maj, 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri e Itali,...

Lexo më shumë

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
21 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza),...

Lexo më shumë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
21 Maj, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com