Bota

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:11 - 25/03/21 |
Opi Nion

Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin e Japonisë. Kjo është prova e parë e tillë që kur Joe Biden u bë president i SHBA-së, raporton BBC.

Edhe pse Koresë së Veriut i është i ndaluar të provojë raketa balistike, të konsideruara armë kërcënuese, sipas Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sërish Koreja e Veriut ka vendosur që ti provojë ato.

Ndërkohë pas këtij veprimi ka reaguar Japonia dhe Koreja e Jugut të cilat e kanë dënuar provën. Japonia tha se asnjë mbeturinë nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale. Ndërsa Komanda e Paqësorit e SHBA-së, e cila mbikëqyr forcat ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit, tha të enjten se prova theksoi “kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Lëshimi i dy raketave të rrezikshme vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut provoi edhe dy raketa të tjera jo-balistike.

Raketat jo-balistike u lëshuan gjatë fundjavës.  Ata ishin raketa me rreze të shkurtër të cilat mendohej të ishin ose artileri ose raketa lundrimi, të cilat nuk janë të ndaluara sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së./Opinion.al

Pas