Aktualitet

U kap me armë të ftohtë, arrestohet 18-vjeçarja në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 25/03/21 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar dhe një 18-vjeçare janë vënë në pranga këtë të enjte në Tiranë. Sipas policisë gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit me inicialet K.B., në rrugën “Fadil Deliu” u gjet dhe u sekuestrua një sasi kanabisi. Ndërkohë u gjet edhe një armë e ftohtë, që i përkiste 18-vjeçares me inicialet A.Q., e i cila gjithashtu u arrestua nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., shërbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q”, njofton policia./Opinion.al

Pas