Duket se është tensionuar protesta e qytetarëve që po zhvillohet këtë të premte në Korçë, kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve.
Sikurse shihet në foto ka pasur përplasje të protestuesve me forcat e policisë, pasi këta të fundit tentojnë të lirojnë qarkullimin.
Qytetarët kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.
Sakaq, qytetarët vazhdojnë me thirrjet e tyre për uljen e çmimit të karburantit, por edhe produkteve të tjera.