Kronikë

Korçë/Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në lokal, arrestohet 39-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:17 - 30/05/21 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me disa persona në një lokal dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 në Korçës në lokalin e shtetasit A.B. 39-vjeçari E.H., teksa është konfliktuar me klientët e lokalit, ka qëlluar në armë zjarri në ajër, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

“U konfliktua me klientët e lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, duke prishur qetësinë publike, vihet në pranga 39-vjeçari”, njofton policia.

39-vjeçari rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penal i dënuar më parë për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas