Kronikë

Përplasi këmbësorin, arrestohet shoferja 36-vjeçare në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 30/05/21 |
Opi Nion

Një 36-vjeçare është vënë ën pranga nga policia pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor.

Policia bën me dije se i lënduari P. M., 51 vjeç, banues në Portëz, ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasen E. Y., 36 vjeçe, banuese në Fier, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Fier-Patos, në Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka goditur një këmbësor, shtetasin P. M., 51 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”./Opinion.al

Pas