Bota

Kopjoi fjalimin e Goebbels, dorëhiqet “ministri” i Kulturës në Brazil


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 18/01/20 |
el ida

Roberto Alvim, numri një i Kulturës në Brazil ka dhënë dorëheqjen pas protestave dhe presioneve të shumta në rrjete sociale.

Alvim, i emëruar nga presidenti Jair Bolsonaro si  Sekretar Special i Kulturës pas shkrirjes së ministrisë përkatëse që iu bashkua asaj të Turizmit ditët e para të vitit, mbajti një fjalim 6 minutash, i cili pasoi debate të shumta në opinionin publik.

Fjalimi, ku Alvim qartësonte linjën e dikasterit të tij kishte disa koncepte që nuk mund t’i shpëtonin publikut të gjerë. Ato ishin, pothuajse fjalë për fjalë, pjesë e një fjalimi të Joseph Goebbels, ministri famëkeq i propagandës naziste.

Sekretari mohoi se e kishte kopjuar në mënyrë të vetëdijshme Goebbelsin, duke thënë se fjalimi ishte një përmbledhje e realizuar më së shumti nga asistentët e tij, por faktet ishin kundër tij.

“Arti brazilian i dekadës së ardhshme do të jetë heroik dhe kombëtar… është një domosdoshmëri, sepse i lidhur me aspiratat urgjente të popullit tonë, ose nuk do të jetë fare”, ishte pjesa e fjalimit më e diskutuar, e shprehur në një sfond muzikor të kompozitorit Wagner, i “preferuari” i Adlof Hitlerit.

Ndërkohë, fjalia origjinale e Goebbels ishte: “Arti gjerman i dekadës së ardhshme do të jetë heroik, do të jetë objektiv dhe pa sentimentalizma, do të jetë kombëtar, me pathos, imperativ, ose nuk do të jetë fare”./Opinion.al

Pas