Kryesore

Konsultimet për datën e zgjedhjeve, bëhen propozimet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:29 - 04/09/20 |
Al Do

Sot kanë nisur konsultimet e kryetarëve të partive politike me presidentin Ilir Meta, mbi datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Kryetarëve të partive iu është nisur nga një ftesë nga presidenti për t’u takuar në presidencë ku do të japin alternativën e tyre në lidhje me datën.

Takimi i parë që presidenti Meta ka zhvilluar ka qenë me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi. Ai ka propozuar datën 18 prill për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në një prononcim për media, Idrizi u ndal edhe tek çështja e detit me Greqinë.

““I shpreha shqetësimin Presidentit për faktin që duhet të ketë vëmendjen qeveria shqiptare për zonat ekskluzive ekonomike, sepse në këtë marrëveshje dy ishujt kanë marrë të drejtë të zgjerohen me 12 milje, që cenon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonën ekonomike që ne duhet të ndajmë me Greqinë dhe Italinë. Më vjen mirë që ditët e fundit kryeministri ka bërë një tërheqje dhe e ka lexuar edhe vetë pikën 15 të Konventës. Më duhet të theksoj fort dhe të bëj të qartë për publikun se qeveritë shqiptare janë në sindromën e Shën Naumit dhe qeveria shqiptare nuk duhet të diskutojë më për kufijtë detarë e tokësorë me Greqinë.”, tha ai ndër të tjera.

Propozimi i dytë për datën e zgjedhjeve ka ardhur nga Partia Republikane. Nënkryetari i saj, Arian Madhi, th se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim. Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash Madhi.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pas takimit që ka zhvilluar me presidentin Meta ka kërkuar gjithashtu datën më të shpejtë të mbajtjes së zgjedhjeve që lejon Kushtetuta. Sipas Kushtetutës periudha e mbajtjes së zgjedhjeve është 15 prill-15 maj dhe në këtë rast data më e shpejtë i bie 18 prilli.

Të njejtën datë ka propozuar edhe Partia Agrare Ambjentaliste. Arben Tafaj, nënkryetari i kësaj partie deklaroi se “18 prilli duket si një datë më e përshtatshme” pasi gjatë majit, siç tha ai “shumë shqiptarë shkojnë për punë sezonale” jashtë shtetit.

Më vonë në presidencë pritet të mbërrijë kryeministri Rama së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PS, Taulant Balla. Pas tyre presidenti Meta do të takojë kreun e opozitës, Lulzim Basha./ Opinion.al

Pas