Sport

Konsiderohej arritje e pamundur, atleti kenian shkruan historinë


               Publikuar në : 10:42 - 12/10/19 |
el ida

Atleti kenian, Eliud Kipchoge ka hyrë në histori. Ai është personi i parë në botë që përfundon një maratonë nën kufirin e 2 orëve.

Kipchoge, ka vrapuar 42,195 km në 1 orë, 59 minuta dhe 40 sekonda në Prater të Vjenës, në një cirkuit të studiuar dhe krijuar enkas për këtë rast.

Duke qenë se ky rekord nuk është vendosur në garë, Federata Ndërkombëtare e Atletikës nuk e njeh, por sidoqoftë konsiderohet arritje e madhe pasi disa vite më parë, të bëje maratonën për më pak se dy orë konsiderohej thuajse e pamundur./Opinion.al

Pas