Kronikë

Kapet me kokainë në tavolinë, pranga 25-vjeçarit në Durrës


               Publikuar në : 11:36 - 12/10/19 |
el ida

Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar që dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës në zonën e Shkozetit.

Në pranga ra i riu E.K. banues në Durrës, pasi iu gjetën dhe sekuestruan doza kokaine, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.

Gjithashtu po procedohet në gjendje të lirë pronari i lokalit, 27-vjeçari S.M., pasi dyshohet se kishte përshtatur ambjentet e lokalit për konsumim të lëndëve narkotike./Opinion.al

Pas