Kronikë

Çfarë vendosi Gjykata për pedagogun nga Elbasani


               Publikuar në : 11:54 - 12/10/19 |
el ida

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pedagogun e Universitetit të Elbasanit, Denis Himci.

Ai u arrestua pak javë më parë pas transmetimit nga emisioni investigativ “Stop”, të një videopërgjimi ku ai i kërkonte një studenteje favore intime për të marrë provimet  ku ajo ishte mbetëse.

36-vjeçari, pedagog pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas video-skandalit, Rektorati i Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani” pezulloi nga detyra Denis Himçin, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane./Opinion.al

Pas