Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konjufca: Nuk ka asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia

2023/12/08 at 9:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Konjufca: Nuk ka asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perëndimore për ngritjen e asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës.


Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Konjufca tha se nëse presioni vazhdon vetëm mbi Kosovën dhe Perëndimi nuk e bind dot Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, ai nuk beson se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate së paku në periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë.

Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Konjufca tha gjithashtu se nuk i takonte Bashkimit Evropian të paraqiste projekt-statutin për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zëri i Amerikës: Megjithëse projekt-statuti i asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk u bë për një kohë të gjatë i njohur për publikun, ju keni kohë që e dini përmbajtjen e tij. Cili është vlerësimi juaj për këtë projekt-statut?

Glauk Konjufca: Është e vërtetë që Kosovës i është dorëzuar një version i projekt-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk mendoj që ky ishte hapi më i mirë që ka bërë Bashkimi Evropian. Në të vërtetë, Bashkimit Evropian fare nuk i takonte që ta propozonte një projekt-statut të tillë. Rendi normal i gjërave është që Republika e Kosovës ta prezantonte në statut të tillë. Ky ka qenë edhe qëndrimi i qeverisë sonë, një qëndrim shumë i drejtë dhe parimor, të cilin unë e mbështes. Sa i përket Bashkimit Evropian, po mundohem ndoshta ta shpjegoj arsyen se janë ngutur me propozimin e një statuti të tillë. Kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që procesi ndoshta ngeci. Marrëveshja e Ohrit nuk u nënshkrua nga ana e Serbisë. Pastaj ndodhi sulmi terrorist dhe akti i agresionit të Serbisë mbi Kosovën, në fshatin Banjskë më 24 shtator. Pastaj bashkësia ndërkombëtare e kuptoi që ndoshta kjo për një periudhë mjaft të gjatë do ta bllokojë procesin politik dhe procesin e dialogut me Serbinë. Pikërisht për këtë arsye janë ngutur që ta propozojnë një statut, duke ia marrë një kompetencë vetë Republikës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Kjo nuk i takon Bashkimit Evropian. Askund, në asnjë dokument kredibil, në të cilin bazohet edhe krejt procesi i negociatave, nuk thuhet që propozimi i statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe është kompetencë e Bashkimit Evropian.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, të paktën për sa i takon qeverisë dhe institucioneve jemi përtej kësaj faze sepse ata kanë bërë thirrje pikërisht për ngritjen e asociacionit dhe nga ana e Serbisë plotësimin e detyrimeve për njohjen de facto (të Kosovës). Pra, tani jemi në pikën nëse dhe si do të zbatohen këto detyrime përtej këtyre kritikave që ju thatë se Bashkimit Evropian nuk i takonte ta bënte këtë propozim …

Glauk Konjufca: Unë mendoj se qasja që të dy shtetet duhet në mënyrë të pavarur dhe krejtësisht të shkëputur nga ndërlidhja e pikave të marrëveshjes së Ohrit, secila duhet të zbatojë pjesën e vetë, nuk është një plan që do të mund të ecë përpara. Ka shumë probleme, kryesisht se kush do të jetë i pari që do të bëjë hapin dhe në cilin drejtim. Ju duhet ta kuptoni që gjashtë pikat e para të marrëveshjes së Ohrit janë ndërtuar pikërisht për Kosovën. Dhe unë mendoj që kur ndërtohet një marrëveshje ndërkombëtare pikat e renditjes nuk janë të rastësishme. Do me thënë pjesa bazike, pjesa e parë e marrëveshjes janë pikat në favor të sovranitetit të Kosovës, për konsolidimin e mëtejshëm të sovranitetit të Kosovës. Pika që është vendosur në favor të Serbisë është pika e shtatë e marrëveshjes së Ohrit. Dhe aty thuhet Kosova e ka për obligim gjetjen e një forme të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Kjo nuk mund të bëhet nëse nuk vendoset në një pako të përgjithshme, që është marrëveshja e Ohrit, e cila nuk është nënshkruar nga Serbia. Bashkësia Ndërkombëtare po thotë që nuk ka lidhje që nuk është nënshkruar, por qeveria e Kosovës mendon që është thelbësore që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga palët, ose nëse nuk nënshkruhet ajo është një letër pa vlerë.

Zëri i Amerikës: Kjo në fakt varet nga ata që dëgjojnë, sepse ka patur disa komente lidhur me këtë. Por, në qoftë se nuk jam gabim, ju po thoni që nuk është ndoshta akoma momenti, ose Kosova nuk është e gatshme të fillojë zbatimin e kësaj pjese me këto rezerva që ju po shprehni, që tek fakti i pikave të marrëveshjes për projekt-statutin?

Glauk Konjufca: Nëse koncepti i vetëmenaxhimit nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, që të jetë me njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka kurrfarë obligimi që të bëjë hapa në drejtim të asociacionit. Në asnjë mënyrë. Pse? Sepse mendoj që nëse e hiqni njohjen nga ekuacioni i relacionit me Serbinë dhe nëse mbetet vetëm asociacioni, ky do të jetë një mekanizëm shumë i manipulueshëm dhe dhumë i shfrytëzueshëm në mënyrë negative nga ana e Serbisë për ta goditur Kosovën. Ne e dimë që ky asociacion do të përbëhej prej përfaqësuesve serbë, të cilët do të mund t’i kontrollonte ndonjë parti politike drejtpërdrejt nga ana e Vuçiçit dhe ata do ta ndërtonin asamblenë e këtij asociacioni.

Zëri i Amerikës: Por perëndimi në fakt po i kërkon të dyja, jo vetëm asociacionin…

Glauk Konjufca: Nuk mendoj se perëndimi është serioz nga kuptimi qysh ia kërkon njohjen Serbisë për Kosovën. Deri tani, nuk më duket që Serbia ka ndjerë ndonjë presion serioz sa i përket njohjes së Kosovë. Unë mendoj se më shumë presion është bërë mbi Kosovën për asociacionin se sa mbi Serbinë për njohjen e Kosovës, nëse i krahasoni se për cilën çështje është bërë më shumë trysni. Kështu që unë mendoj se kjo është një qasje krejtësisht e gabueshme. Kjo qasje nuk do të japë rezultate fare. Kjo qasje përkundrazi e bën Serbinë që të ndihet komode dhe Kosovën bile e rrezikon si qasje sepse ne mund ta përjetojmë edhe sulmin e ardhshëm nga Serbia, ashtu si më 24 shtator. Por, nëse ndryshon qasja ndërkombëtare, nëse Serbisë i bëhet me dije që bashkësia ndërkombëtare e kupton me saktësi se çfarë ka ndodhur me 24 shtator dhe e kupton saktë se cila është pjesa e përgjegjësisë së Serbisë lidhur me këtë akt agresioni dhe në vend të sanksioneve që po i bëhen Kosovës do t’i bëheshin Serbisë, atëherë unë mendoj që kemi shpresë se ndoshta Serbia mund të ndryshojë një ditë. Por, nëse e gjitha çfarë shohim është trysnia vetëm ndaj Kosovës, nëse Kosova është ajo që po i vuan sanksionet dhe Serbia nuk ka kurrfarë trysnie dhe kurrfarë pasoje në marrëdhënie as me Shtetet e Bashkuara e as me Bashkimin Evropian unë mendoj që jo vetëm se Serbia nuk do të ndryshojë, por mendoj që do t’i rriten edhe më shumë ambiciet që ta cenojë Kosovën me ndonjë sulm të njejtë, të agresionit siç ishte ai i 24 shtatorit.

Zëri i Amerikës: Bashkimi Evropian dhe perëndimi në përgjithësi duke e patur parasysh edhe situatën e krijuar gjeo-politike dhe faktin që vitin që vjen ka edhe zgjedhje si në Bashkimin Evropian si në Shtetet e Bashkuara dhe vëmendja mund të shpërqëndrohet, kanë kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe hapa sa më të shpejta drejtë normalizimit. Mendoni se kjo është kërkesë realiste në këto kushte që edhe ju përshkruat?

Glauk Konjufca: Ne mendojmë së pari si Republikë e Kosovës, si institucione të shtetit që zgjidhja më e mirë është në kuadër të njohjes – që të gjitha aranzhimet që mund të konceptohen nga Bashkësia Ndërkombëtare si obligime që ne i kemi si Kosovë nga e kaluara, por flas për marrëveshjet e mëhershme – këto do të vendosen në një pako më të madhe të zgjidhjes dhe kjo ishte përpjekje, unë besoj edhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, përpjekja për ndërtimin edhe të marrëveshjes së Ohrit. Mirëpo, për Marrëveshjen e Ohrit, Presidenti i Serbisë e ka dhënë qëndrimin e vet që nuk vjen në shprehje nënshkrimi i saj. Shtrohet pyetja pse nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit Presidenti i Serbisë? Sepse aty është njohja de-facto e pavarësisë së Kosovës. Çfarë prodhon njohja de-facto? Do ta kuptoni që njohja de-facto prodhon konturat e njohjes de-jure, dalëngadalë për Kosovën. Në këtë marrëveshje nuk dëshiron që të hyjë Presidenti i Serbisë. Atëherë Bashkësia Ndërkombëtare nuk ka mekanizma që ta shtyjë Presidentin e Serbisë që të hyjë në kuadër të pakos së Marrëveshjes së Ohrit atëherë aq më pak ne pranojmë që të hyjmë në një marrëveshje për Asociacionin e cila është shkëputur prej procesit të përgjithshëm politik, prej pakos së përgjithshme e cila neve do të na sillte konsolidimin e sovranitetit karshi Serbisë, kjo është shumë ekzistenciale për Kosovën dhe pastaj ne do të ulemi dhe do të shohim me Bashkësinë Ndërkombëtare se si t’ia gjejmë një modus kësaj që Kosova e ka pranuar faktikisht që është një formë e menaxhimit të komunitetit serb në Kosovë. Por, ju nëse doni ta shtyni Kosovën që pavarësisht gjithë kësaj vetëm të ulet Kosova dhe ta zbatojë Asociacionin, kjo nuk mendoj që është rruga kjo nuk mund të mendoj se do të prodhojë rezultate së paku le të themi në këtë periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë./VOA

Etiketa: Glauk Konjufcakosoveserbi


Ju sugjerojmë

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës
Sport

Mbappe “urdhëron” arbitrin t’i japë shiritin e kapitenit shokut të skuadrës

27 Qershor, 2026 12:21 pm
Para
Putin do te takojë liderët perëndimor? Presidenti rus pritet të marrë pjesë në G20

Ukraina: Fletarrestimi ndaj Putinit ka ndihmuar në kthimin e fëmijëve të dëbuar 

I arrestuar në Kosovë/ Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës

I arrestuar në Kosovë/ Policia e Shtetit jep detaje për arrestimin e Gëzim Çelës

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Dhjetor 2023
















TE FUNDIT

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
27 Qershor, 2026

Qyteti Bolzano në veri të Italisë ka regjistruar natën më të nxehtë të qershorit që nga fillimi i matjeve meteorologjike...

Lexo më shumë

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
27 Qershor, 2026

Temperaturat rekord po godasin Evropën Qendrore, me Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën që po përballen me një valë të fortë të...

Lexo më shumë

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
27 Qershor, 2026

Përjashtohet nga Policia e Shtetit, Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës. Vendimi ka ardhur pasi Berberi dy ditë më...

Lexo më shumë

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
27 Qershor, 2026

Autoritetet e instaluara nga Moska në Krime kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale, ndërsa gadishulli po përballet me pasojat e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}