Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi shqyrton propozimet për reformën në polici

2020/06/10 at 4:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresi shqyrton propozimet për reformën në polici

Anëtarë të Kongresit amerikan po shqyrtojnë propozimet për reformën e policisë në shkallë vendi, ndërkohë që zyrtarët vendorë dhe ata shtetërorë kanë njoftuar hapa për të ndryshuar fondet dhe autorizimet që lidhen me përdorimin e forcës në departamentet e tyre të policisë.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Gjyqësorin ka ftuar sot të dëshmojë zotin Philonise Floyd, vëllain e afrikano-amerikanit George Floyd, vdekja e të cilit në arrest policor u bë shkak për protesta mbarëkombëtare që kërkonin reforma.

Demokratët kanë propozuar një paketë reformash që përfshin ndalimet në bazë të profilit racor dhe teknikën e shtrëngimit të qafës, duke e bërë më të lehtë paditjen e policëve në gjykatat civile si dhe krijimin e një baze kombëtare të dhënash që regjistron sjelljet e gabuara të oficerëve. Këtë muaj është planifikuar një votim për këtë reformë.

Udhëheqësit republikanë në Senat kanë ngarkuar senatorin Tim Scott për të drejtuar punën për krijimin e paketës së tyre të propozimeve. Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows u tha gazetarëve se ai shpreson që kjo të bëhet sa më shpejt.

Senatori republikan Lindsey Graham, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Çështjet Juridike, ka vendosur mbajtjen javën e ardhshme të një seance për përdorimin e forcës nga ana e policisë.

Në kushtet kur demokratët dhe republikanët kontrollojnë secila palë njërën prej dhomave të Kongresit dhe kur Presidenti Donald Trump ka vazhduar të theksojë nevojën për “ligj dhe rend” në atmosferën e protestave, nuk ka gjasa që palët të bien dakord për të gjitha propozimet, megjithatë ekziston terreni i përbashkët.

Në shtete si Kalifornia apo qytete si Denver, Mineapolis dhe Finiks, tashmë janë ndëmarrë masa të tilla siç është ndalimi i teknikës policore të shtrëngimit të qafës./ VOA

Ju sugjerojmë

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
Bota

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

14 Janar, 2026 12:01 pm
U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
Kronikë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

14 Janar, 2026 11:51 am
“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
Bota

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

14 Janar, 2026 11:21 am
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

14 Janar, 2026 10:13 am
Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte
Sport

Shpërtheu ndaj gjyqtarëve, dënohet Antonio Conte

14 Janar, 2026 9:33 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës
Aktualitet

Përmbytjet, si paraqitet situata në Durrës

14 Janar, 2026 9:27 am
Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot

14 Janar, 2026 9:10 am
Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur
Bota

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

14 Janar, 2026 9:07 am
“Forcat e sigurisë po qëllojnë brenda spitaleve”
Bota

“Forcat e sigurisë po qëllojnë brenda spitaleve”

14 Janar, 2026 8:51 am
Para
Paditi anëtarët e KIZ, Prokuroria rrëzon rektorin Koni

Paditi anëtarët e KIZ, Prokuroria rrëzon rektorin Koni

Opozita parlamentare takon sot kryeministrin Rama

Opozita parlamentare takon sot kryeministrin Rama

Vuçiç: Shërbimet sekrete na ndaluan, tani Kosova e pavarur

Vuçiç:Kosova më lë pa gjumë, ka përplasje SHBA-BE për drejtimin e dialogut

TE FUNDIT

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin

Polonia: Evropa duhet ta mbështesë Trump, vetëm ai mund ta ndalë Putin
14 Janar, 2026

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki tha se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror i aftë të ndalojë Vladimir Putinin nga kërcënimi ndaj Evropës....

Lexo më shumë

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin

U arratis nga spitali/ Kontrolle në Tiranë, Durrës dhe Elbasan për Altin Ndocin
14 Janar, 2026

Policia vijon punën për gjeten dhe kapjen e të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga...

Lexo më shumë

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you

“Mbrojtës pedofilësh”, Trump i drejtohet punëtorit: F*** you
14 Janar, 2026

Një moment i shkurtër por i tensionuar ka ndodhur gjatë vizitës së Presidentit Donald Trump në fabrikën Ford Rouge në...

Lexo më shumë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohen 8 persona
14 Janar, 2026

Tetë persona janë arrestuar nga policia pas arratisjes së të burgosurit të rrezikshëm Altin Ndoci nga spitali i Durrësit. Tetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com