Aktualitet

Paditi anëtarët e KIZ, Prokuroria rrëzon rektorin Koni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:19 - 10/06/20 |
Opi Nion

Prokuroria e Tiranës nuk do të fillojë procedimin penal ndaj anëtarëve të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) të kallëzuar nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Kallëzimi i Konit u bë me argumentin se Majlinda Keta dhe anëtarëve të tjerë të KIZ, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi, kishin filluar veprimet për procesin zgjedhor në kundërshtim me urdhëresat dhe aktet ligjore në fuqi gjatë pandemisë, si dhe në kundërshtim me urdhrat dhe porositë e rektorit.

Në kallëzimin e rektorit Koni ata akuzoheshin për “shpërdorim të detyrës” dhe “kryerje funksioni pas dhënies fund të tij”. Kujtojmë që para se t’i kallëzonte penalisht, Koni i ka shkarkuar të sipërpërmendurit edhe nga detyra./ Opinion.al

Pas