Aktualitet

Konflikti Palestinë-Izrael, goditje raketash pranë ambasadës shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:01 - 15/05/21 |
Opi Nion

Vijon të përshkallëzohet konflikti i armatosur mes Hamasit dhe Izraelit, gjë e cila ka shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Ambasada Shqiptare në Izrael njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se ka pasur goditje raketash shumë pranë godinës së ambasadës, duke rrezikuar jetët e zrtarëve.

 “Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror. Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë duhet të marrë fund.”, shkruan ambasada shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e ambasadës austriake.

“Sapo pati një goditje rakete në Ramat Gan – afër Ambasadës Austriake. Për fat të mirë të gjithë jemi të sigurt. Kjo duhet të ndalet menjëherë!”, shkruan ambasadorja austriake në Izrael Hannah Liko./ Opinion.al

Pas