Sport

FOTO/ Ndërpritet ndeshja Partizani-Bilishti, 6 lojtare në gjendje të fikti


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 15/05/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në futbollin e femrave.

Bëhet me dije se në ndeshjen mes Partizanit dhe Bilisht Sport, plot gjashtë lojtare të ekipit juglindor kanë pësuar gjendje të fikti. Ndërsa akoma nuk ishte mbyllur pjesa e parë, skuadra kryeqytetase kryesonte 5-0. Nuk ka vonuar shumë  që delegati i ndeshjes, Endi Hyka, të jepte urdhër që të ndërpritej ndeshja.

Ndërkohë njoftohet se dy prej vajzave, të cilat ishin në gjendje më të rëndë, u dërguan menjëherë në spital. Panorama Sport shkruan se dyshohet që futbollistet ishin helmuar prej ushqimit./Opinion.al

Pas