Bota

Konflikti me Armeninë, Erdogan: Azerbajxhani duhet të vazhdojë luftimet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:50 - 02/10/20 |
Opi Nion

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se Azerbajxhani duhet të vazhdojë të ndjekë ofensivën në Nagorno-Karabak deri në një përfundim triumfues.

“Azerbajxhani ka çliruar tashmë një territor të gjerë. Shpresoj se do të vazhdojë luftimet derisa të gjitha tokat e tij në Karabak të lirohen,” tha Erdogan në një fjalim të transmetuar në rrjetet sociale.

Presidenti shtoi më tej se Turqia mbështet “Azerbajxhanin miqësor dhe vëllazëror në të gjitha mënyrat e mundshme” dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen.

Më herët, në një intervistë me Globe dhe Mail, kryeministri armen Nikoll Pashinyan tha se dalja e Turqisë nga Kaukazi Jugor do të ishte një kusht i domosdoshëm për paqen në Karabak.

Në një tjetër intervistë me Le Figaro, Pashinyan tha se Jerevani ka prova se ushtria turke po kontrollonte operacionet ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak dhe sugjeroi që Ankaraja të dëbohej nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE).

Pas