Politikë

Konfiskimi i objekteve pa leje, Berisha: Licencë për trafikantët e drogës që të…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 09/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme ka komentuar vendimin e fundit të kryeministrit Rama për të konfiskuar të gjitha katet e pallateve të ndërtuara pa leje.  Berisha tha se ky vendim është një licencë për të gjithë trafikantët e drogës që t’i blejnë katet shtesë pasi të ndërtohen, duke pastruar paratë e pista.

“Dje po lexoja që ka filluar betejën me katet pa leje. Njeriu që kontrollon gjithçka thotë në një pikë të vendimit “ai që do ti blejë katet shtesë, le ti blejë”. Kjo është licencë për të gjithë trafikantët e drogës që ti blejnë katet shtesë pasi të ndërtohen. Për trafikantët shopping kryesor janë katet e pallateve. Megjithëse se Shqipëria ka treguesin më të lartë në Europë të ndërtimit, ka çmimet e treta më të larta në Europë për sipërfaqe ndërtimi. Lumenjtë e drogës blejnë katet se nuk lahen dot ndryshe paratë”, tha Berisha./Opinion.al

Pas