Aktualitet

Shqipëria dhe Greqia takim për njohjen e pensioneve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 09/09/22 |
Opi Nion

Ditën e sotme në Athinë është zhvilluar me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Kështu ka deklaruar  ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në “Facebook”.

Xhaçka tha se, diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes për pensionet.

“Athinë, u zhvillua me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri -Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve është një hap tepër pozitiv në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila do të materializojë parimin e mbrojtjes sociale për çdo qytetar i cili ka kontribuar aktivisht në ekonomitë e të dy vendeve tona.”, shkruan Xhaçka./Opinion.al

Pas