Aktualitet

Konfirmimi i variantit Delta, Manastirliu: Vaksinimi arma më e fuqishme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 25/07/21 |
Opi Nion

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar menjëherë pas lajmit se varianti Delta i virusit po qarkullon edhe në Shqipëri.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Manastirliu thotë se tanimë kërkohet respektim rigoroz i masave parandaluese, si dhe izolim i menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi i virusit COVID-19.

Ndër të tjera Manastirliu apelon qyqarët që të vaksinohen, si e vetmja “armë” për të frenuar përhapjen e virusit në vend.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

#VaksinohuSOT
#KohaËshtëTANI
#ShqipëriaBuzëqesh🌼

 

Pas