Rajoni

Konferenca e përbashkët me Stoltenberg/ Kurti: Kërkojmë anëtarësim të plotë në NATO



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 17/08/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jean Stoltenberg kërkoi anëtarësimin e plotë të vendit në NATO.

Kreu i qeverisë kosovare, tha se tashmë Forcat e sigurisë së Kosovës janë të gatshme të bashkëpunojmë për paqe dhe stabilitetin e rajonit dhe përtej tij.

“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë arritur në një nivel të lartë operacional dhe strategjik. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për paqe dhe stabilitetin e rajonit dhe përtej. Forcat tona kanë marrë në një mision të NATO-s në evakuimin e civilëve në Afganistan dhe do i bashkohemi të gjitha misioneve të NATO-s. Kërkojmë anëtarësim të plotë në NATO. Vlerësojmë frymën për paqe që japin vendet e NATO. Kosova ka treguar angazhimin e saj për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Jemi të angazhuar për siguruar paqe e rend në të gjithë rajonin. Vlerësojmë shumë dedikimin tuja për stabilitet dhe paqe në rajon. Në qëndrojmë fort bashkë”, tha Kurti.

 

 

Pas