Aktualitet

Bordi i transparencës ndryshon çmimet e karburanteve në vend



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 17/08/22 |
Opi Nion

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.

Në mbledhjen e radhës, bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil  të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër.

Po ashtu vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë  të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Pas