Sociale

Video/Gati për sfidën America’s Got Talent, vëllezërit Balla në Ambasadë për viza



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 17/08/22 |
Opi Nion

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka takuar dy vëllezërit Balla, të cilët janë shqiptarët e parë që marrin pjesë në shfaqjen America’s Got Talent.

Ndërsa kanë kaluar tashmë në fazën tjetër, dy vëllezërit janë drejtuar në ambasadë për t’u pajisur me viza.

“Shumë kënaqësi që takova sot vëllezërit Balla, të cilët kanë mrekullaur botën me talentin e tyre! Artan Balla dhe Arnold Balla erdhën sot në Ambasadën Amerikane në Tiranë për t’u pajisur me viza në mënyrë që të shkojnë në Hollyëood për konkurimin në America’s Got Talent. Ata më treguan se kanë nisur të stërviten që në moshën 14-vjeçare dhe se në fillimet e e tyre askush nuk kishte besuar tek ata. Por ata vazhduan të punojnë fort dhe tashmë janë të parët shqiptarë që performojnë në shfaqjen televizive më të rëndësishme në botë. Ashtu si milionë njerëz nëpër botë, të gjithë ne në ambasadë do të brohorasim kur ata të ngjiten në skenë dhe të tregojnë se Albania’s Got Talent! Suksese”, shkroi Ambasadorja Kim./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Pas