Aktualitet

Konferenca e donatorëve, Soreca: Përgatitje shumë intensive…


               Publikuar në : 20:47 - 16/02/20 |
Opi Nion

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë ka reaguar në lidhje me përgatitjet e Konferencës së Donatorëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shprehet se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj, ndërsa thekson se komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.

”Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar”,- shkruan Soreca.

Shqipërinë. Konferenca e Donatorëve titullohet ‘Bashkë për Shqipërinë’ ku vende dhe organizata të ndryshme do të kontribuojnë me donacione për procesin e Rindërtimit nga të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit./ Opinion.al

Pas