Bota

Komiteti i Senatit amerikan miraton sanksionet ndaj Turqisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 12/12/19 |
xhu lia

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan miratoi legjislacionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, pas ofensivës së saj në veri të Sirisë dhe blerjes së një sistemi raketash S-400 nga Rusia.

Kjo vlerësohet të jetë masa vendimtare, e cila mund ta shtyjë presidentin amerikan, Donald Trump, të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Ankarasë.

“Tani është koha që Senati të mblidhet dhe të shfrytëzoj këtë mundësi për të ndryshuar sjelljen e Turqisë”, -ha senatori Jim Risch, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.

Një tjetër republikan, senatori Rand Paul, mbajti qëndrim kundër projektligjit. Ai tha se administrata Trump e ka kundërshtuar këtë masë, sepse kjo do të dobësonte fuqinë e presidentit (Trump) dhe mund ta vështirësojë negociimin me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan.

Shumë ligjvënës amerikanë – republikanë dhe demokratë  janë të zemëruar me Turqinë për shkak të blerjes së sistemit rus S-400, të cilin ata e shohin si një kërcënim për sistemet e NATO-s.

 

Pas