Aktualitet

KPK shtyn vendimin për Anton Martinin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:40 - 12/12/19 |
Al Do

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka shtyrë vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda dhe njëkohësisht kandidatin për SPAK, Anton Martini.

Vendimi për Martinin ishte parashikuar që të jepej këtë të enjte në orën 10:00, por sipas njoftimit të KPK, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, z. Anton Martini, me detyrë, prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda përcaktuar në datë 12.12.2019, ora 10:00, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet”- thuhet në njoftimin e KPK-së.

Gjatë seancës dëgjimore në KPK të martën  Martini u përball me disa probleme që dilnin kryesisht nga mënyra se si ai kishte paguar këstet për apartamentin e blerë në vitin 2016 në Tiranë dhe po ashtu disa dhurime nga vëllezërit. KPK tha se ishin krijuar dyshime pas analizës financiare për mungesë burimesh për një shumë prej 800 mijë lekësh në kursime dhe dhurimet nga vëllezërit. Problem po ashtu u gjet pagesa e një kësti për një shtëpi në mes të viteve 2000 dhe një hua prej 2500 eurosh.

Ai dha shpjegime për pyetjet e KPK-së dhe në përfundim të seancës kërkoi konfirmimin në detyrë.

Nëse kalon vetting-un prokurori Martini do të emërohet në Prokurorinë e Posaçme të SPAK. /Opinion.al

Pas