Aktualitet

Komisionet online, Bardhi:Tentohet t’i mbyllet goja opozitës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:24 - 23/09/21 |
Opi Nion

Në një dalje për mediat në përfundim të seancës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, e ka cilësuar propozimin e PS-së, që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen online si një akt të paprecedentë.

Sipas Bardhit mazhoranca po tenton që t’i mbyllë gojën opozitës me këtë akt, ku në Konferencën e kryetarëve PS vendosi që Komisionet Parlamentare të bëhen online. Bardhi ka shtuar se të gjitha mbledhjet po zhvillohen fizikisht dhe nuk është logjike sipas tij që vetën mbledhjet  e komisioneve Parlamentare të bëhen online.

“Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informojë publikun, mbi një akt të paprecedentë, për t’i mbyllur gojën opozitës, mbledhje online mund të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme, gjatë 8 viteve kemi parë që Kuvendi është një noter i akteve korruptive të qeverisë. Duan t’i ikin përgjegjësisë për debatin, e papranueshme për opozitën, jemi mbledhur 140 deputetë, më parë është mbledhur këshilli i Ministrave, pse Komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo në mbledhje qesharake, gjatë ditës së sotme do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët, vendimi ka si qëllim që t’i fshihet publikut mbi akte korruptive të qeverisë, opozitës po tentohet që t’i mbyllet goja dhe në këtë prizëm nuk besoj se është një parlament që funksionon dhe që secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve. Nuk fola për bojkot, jam konsultuar me të tre grupet parlamentare, brenda ditës së nesërme do të mblidhemi për të marrë një vendim mbi këtë akt të paprecedentë”, tha Bardhi.

Pas