Aktualitet

“Komisionerët s’janë doktor”, Celibashi: Kush paraqitet do të votojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 20/04/21 |
Opi Nion

Kryekomisioneri Shtetërtor i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi është pyetur gjatë një dalje për mediat, ditën e sotme në lidhje me vendimin e ekspertëve për  karantinim 2 javë të qytetarëve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe  a do të ndikonte kjo në procesin e votimit.

Gjatë fjalës së tij Celibashi është shprehur se nuk ka asnjë koment lidhur me vendimin e Komitetit të Ekspertëve. Por sipas tij asnjë prej komisionerëve nuk është mjek, kush shkon në qendrën e votimit do të votojë.

“Nuk kam asnjë koment që t’i bëjë vendimit të Komitetit Teknik i Ekspertëve.  Si komisioner e kam të ndaluar ta komentoj këtë. Ligjërisht dua ta kuptoj që lidhet me shëndetin e qytetarëve.  Mund të them që anëtarët e KQV nuk janë doktorë që të bëjnë vlerësimin shëndetësor, kush paraqitet në qendrën e votimit do të votojë”, i cili nënvizoi se në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur qendër votimi. Nuk duam të vëmë në rrezik njerëzit e përfshirë.

Pas